Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik i Serbisë, Nenad Popoviq, deklaroi sot se “Kosova është serbe duke iu falënderuar përpjekjeve të Rusisë, e cila nuk ka lejuar ndryshimin e Rezolutës 1244.
“Kosova do të mbetet serbe derisa ta kemi Kushtetutën dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, tha Popoviq në një konferencë të organizuar me rastin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s kundër regjimit kriminel serb të Sllobodan Millosheviqit, kp.
Ai tha se duke iu falënderuar Rusisë, ka mbetur në fuqi Rezoluta 1244 dhe shteti i Kosovës nuk është pranuar në organizatat ndërkombëtare UNESCO dhe Interpol.