Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj: Komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e Kosovës

Ramush Haradinaj: Komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e Kosovës

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka thënë se komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova në kohët më të vështira për hebrenjtë është vënë në mbrojtje të tyre, dhe se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë, shkruan lajmi.net.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri gjatë një takimi me presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Është vërtet ndjenjë e mirë që shqiptarët në ato rrethana, që kanë qenë jo të lehta, janë vënë në mbrojtje të hebrenjve. Si Kosovë na vjen mirë që bazuar në këto vlera i takojmë botës që ka respektuar jetën e njerëzve në kohërat më të vështira. Shqiptarët strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë sepse ajo ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Haradinaj.

Haradinaj dhe Singer bën homazheve tek obelisku në nderim të viktimave të Holokaustit.

“Kosova është model i bashkëjetesës dhe komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e saj. Në kuadër të takimit, e njoftova për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë” tha Haradinaj.

Në kuadër të takimit, kryeministri e njoftoi Singer për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë

Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë.
Haradinaj po ashtu ka folur për fokusin e Qeverisë së Kosovës me theks të veçantë për reformat në sundimin e Ligjit dhe zhvillimin ekonomik në vend si dhe gjithë progresin që ka bërë Kosova që nga paslufta, ndërkaq nga Singer ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Për kontributin e tij dhënë ndaj Kosovës, kryeministri Haradinaj e ka nderuar Robert Singer, me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ndërkaq, shefi ekzekutiv, njëherësh president i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit mes tyre dhe Qeverisë së Kosovës.