Ky është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një gruaje bashkë me vajzën e saj e cila shpëtoi pa lëndime në aksidentin e Gjilanit që ndodhi javën e kaluar.
Ndërkohë bashkëshorti i saj po xhironte nga ballkoni momentin e aksidentit pa e ditur se familja e tij ishte në kolonën e automjeteve që i goditi kamioni.
Filiz Sllamniku që ishte në Opel Vectra me vajzën 12 vjeçare konsideron se në atë moment ndodhi mrekullia.
“Për fat e ka godit veturën mbrapa edhe kur ka mbërri te unë ka laku kah lisat’, shpjegon ajo për Klan Kosovën.
E në kësi rasti do të mjaftonte vetëm një lëvizje e vogël e Slamnikut që të ndodhte më e keqja.
Krejt këtë ngjarje nga banesa që gjendet në afërsi po e përcjellte e madje po e xhironte bashkëshorti i saj Arianiti, i cili nuk ishte i vetëdijshëm që në mesin e kolonës ishin edhe familjarët e tij.
Nga aksidenti i së enjtes mbeti një person i vdekur dhjetëra të lënduar e dëme të mëdha materiale.