Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë është takuar më Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Pas, këtij takimi udhëheqësi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj ka thënë se temë e takimit kanë qenë zhvillimit aktuale politike në vend, me theks të veçantë përgatitjet për dialog, shkruan Gazeta Alo.
“Patëm takim me qeverinë britaneze dhe biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për përgatitjet tona për dialog. Shpjeguam përmbajtjen e platformës, platforma është e mbështetur mbi bazën e dokumenteve që e kanë bërë këtë shtet. Kosova funksion si shtet i pavarur, asgjë në platformë të panjohur nuk ka përveç asaj që është fundament i këtij shteti, po ashtu informuam disa tema të cilat nuk janë trajtuar si duhet. Gjetëm mirëkuptimin e plotë për punën e delegacionit. Britania si çdo herë inkurajon dhe mbështet dialogun”, ka thënë Limaj.
Ndërsa, i pyetur rreth asaj se përfaqësuesja e BE-së, Federicha Mogherini, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk ka vazhdim të dialogut pa heqjen e taksës, Limaj ka thënë se tashmë këto qëndrime janë të njohura, por duhet të gjendet një zgjidhje.
“Tashmë janë të njohura qëndrimet e Mogherinit. Duhet të gjendet rrugë për ti hapur rrugë dialogut ato na kanë thënë në vazhdimësi, kështu që nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. Problem që ka delegacioni është kjo se kur do të fillojë dialogu, ndërsa brenda për brenda ekipit jemi në rregull’, ka thënë ai.
Limaj theksoi se edhe zyrtari Moore ka kërkuar të pezullohet taksa.
“Të gjithë që vijnë kërkojnë në mënyrë diplomatike të largohen pengesat dhe të vazhdohet dialogu, në këtë mënyrë të pezullohet taksa. Ne mundohemi që t’iu shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog. Qëndrimi i të gjithë miqve është që të gjendet rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe këtë vazhdimisht na e kanë thënë në Prishtinë e Bruksel”, ka deklaruar ai.
Kurse,ka pranuar që kanë këndvështrime të ndryshme për taksën.
“Ne kemi këndvështrime të ndryshme për taksën dhe ajo që duhet të bëjmë është që të bëjmë edhe një qëndrim unik rreth kësaj teme dhe a do të arrijmë do ta shohim”, ka thënë ai./Gazeta Alo/