Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, Natalya Apostolova dhe shefin e OSBE-së, ambasadorin Jan Braathu.
Haradinaj, ka thënë se temë e takimit ka qenë reforma zgjedhore në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit, ka thënë se janë pajtuar që reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen, politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik.
Postimi i tij i plotë:
“Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend. Në takim me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, u pajtuam se reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen, politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik”, ka thënë ai./Gazeta Alo/