Fjalë Kyçe

Molliqaj-VV’së: Sa herë i ngritni çështjet, i humbni

Molliqaj-VV’së: Sa herë i ngritni çështjet, i humbni

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me debatin për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

E si shpeshë herë, Kuvendi sot është shëndrruar në arenë përplasjesh mes PSD-së e Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se PSD-ja ka bashkëpunuar me presidentin Thaçi për gjendjen në të cilën ka ardhur KQZ-ja.

Madje ai tha se PSD-ja   e ka përkrahur Thaçin edhe për idenë për shkëmbim të territoreve.

E i shpejtë në kundërpërgjigje ishte deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Madje ai tha se është mirë të dëgjojë nga VV-ja se partia e tij po e kontrollon shtetin, ngase siç tha ai deputetët janë zgjedhur për të vepruar e jo për t’u ankuar.

“Unë jom i lumtur kur e ni Vetëvendosjen tash se i bjen që jemi tu e kontrollu kryeministrin presidentin e të gjitha institucionet. Është mirë me vepru e jo vetëm me nejt aty e me u anku e me kqyr seri qysh dijnë me kqyr të tjerët. Problemi i juaj është se nuk keni mundësi me lexu realitetin e këtij vendi, pra sa herë i ngritni  çështjet i humbni”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se partia e tij është e interesuar vetëm për zhbllokimin e anëtarëve dhe se nuk i intereson numri i anëtarëve.

“Për dallim prej disa prej kolegëve, unë rezervona por gjithsesi dua të sqaroj qëndrimin e PDK-së se nuk kemi asnjë kalë në garë. Në çfarëdo forme neve na intereson vetëm zhbllokimi i KQZ-së, sepse e kemi edhe një deputet më pak”, tha ai.