Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar përmes Twitterit pas dështimit të mbledhjes së bordit ekzekutiv të Organizatës për Bashkëpunim Rajonal të Rinisë – RYCO, e cila ishte paraparë të mbahej sot në Prishtinë. Tha se fajtore për këtë dështim të kësaj mbledhjeje është Serbia.
Hoxhaj tha se sjellja e Serbisë është kundër bashkëpunimit rajonal, ndërsa i ka bërë thirrje BE-së që të reagojë “pasi që kjo është qartazi politika e Serbisë – t’i shkatërrojë të gjitha iniciativat rajonale”, deklaroi Hoxhaj.
Ishte paraparë që sot të mbahet takimi i bordit drejtues i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO, por takimi ka dështuar pasi mbrëmë anëtarja e bordit, Milica Skileviq, është shkarkuar nga shteti i Serbisë vetëm pse ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Prishtinë.