Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Eqrem Çabej”.
Në aksident janë përfshirë dy vetura. Lajmin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit”, deklaroi Ahmeti./Gazeta Alo/