Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga ana e LDK’së, Vjosa Osmani, është e ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.
Osmani ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për dialogun me Serbinë, që është i obliguar nga Bashkimi Europian.
“Dialogun me Serbinë do e mbyllim me anë të ideve tona”, ka thënë Osmani.
“Serbinë nuk do e mundim me muskuj por me mend. Nuk e mundim duke bërë takime me Putinin.Unë besoj që Lëvizja Vetëvendosje do na bashkohet”
Tutje Osmani ka thënë se idetë e presidentit rus Vladimir Putin nuk i shërbejnë vendit tonë.