Fjalë Kyçe

QKMF në Gjakovë sqaron rastin e doktoreshës duke luajtur ‘Ludo’

QKMF në Gjakovë sqaron rastin e doktoreshës duke luajtur ‘Ludo’

Dje në media u publikua një foto ku shihej doktoresha e QKMF-së në Gjakovë duke luajtur Ludo në orarin e punës.

Përmes një shkrimi, QKMF ka reaguar duke thënë se është veprim skandaloz dhe naiv veprimi i pacientit që ka keqpërdorë shërbimin e stafit mjekësor, duke bërë fotografi.

“Është shumë skandaloze skajshmërisht naive dhe tej banale veprimi i pacientit të rastit duke e keqpërdorë në mënyre flagrante shërbimin efikas nga ana e stafit mjekësor respektivisht ndërrimit të paradites. Ndjehemi të fyer se pari si QKMF dhe se dyti si staf mjekësor për shkak të këtij veprimi të pacientit. Akoma me shumë për botimin e fotografisë së pacientit nga ana e gazetarëve elektronik. Gazetaret ne mos paqin diçka me të mençur për të botuar janë të lirë që të vijnë kurdo për të parë nga afër shërbimet qe i ofron stafi mjekësor në të gjitha sektorët”, thuhet në reagimin e tyre.

Në këtë reagim thuhet se loja ‘Ludo’ ka qenë e rastit dhe se pacientit i është ofruar shërbimi ashtu sic duhet.

“Ne konstatojmë qe pacientit i është ofruar shërbimi siç i ofrohet çdo pacienti duke mos lënë anash në asnjë moment ku vet fotoja tregon se si është duke u protokolluar në ndërkohë që  anën tjetër vërehet qartë duke u përgatitur terapinë për shërbim. Loja ludo ka qenë e rastit dhe nuk e arsyetojmë veprimin e punëtores shëndetësore ,por konsiderojmë qe kjo punëtore është e vyer dhe në asnjë rrethanë nuk e vejmë në dyshim profesionalizmin e saj qe e karakterizon me punën e saj  shumë vjeçare”./Gazeta Alo/