Zyra e kryeministrit i ka siguruar punëtorët e saj gjatë kohës së udhëtimeve.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar për dhënie të kontratës për shërbime të sigurimit të shëndetit të punëtorëve të saj gjatë udhëtimeve.
Kjo kontratë do t’i kushtojë kryeministrisë 5 mijë e 656 euro.
Kështu të paktën parashihet në kontratën e zyrës kryeministrisë, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.
Kryeministria për këto shërbime i ka dhënë kontratë kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria” SH.A.
Po ashtu në kontratë thuhet se sigurimi i shëndetit të punëtorëve do të bëhet gjatë udhëtimeve në vendet SHENGEN, në vendet e SHBA-së, si dhe në vendet e Britanisë së Madhe.