Një punëtor (arkëtar) i KEDS-it në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë nga organet e drejtësisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Përvetësim në detyrë”.
Për të intervenuar në raste të tilla, Prokuroria Themelore në Ferizaj është mjaftë aktive dhe e shpejtë. Nga ana tjetër në KEDS kanë thënë se arkëtari i tyre B.B ka vjedhur gjithsej pesë mijë euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Një arkëtar i KEDS-it në Ferizaj i ka vjedhur pesë mijë euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur. KESCO e ka raportuar rastin menjëherë në Policinë e Kosovës dhe organet kompetente po merren me rastin. Prandaj në këtë rast nuk është dëmtuar konsumatori apo qytetari por është dëmtuar KESCO”, ka thënë shkurt njëri nga zyrtarët e KEDS-it, raporton Koha Ditore.
Ndërkohë rreth kësaj ngjarje ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj se është ndaluar për 48 orë i dyshuarin B.B person zyrtar, që ndaj tij, prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.