Fjalë Kyçe

Daçiq tregon se e kujt ishte ideja e korrigjimit të kufijve

Daçiq tregon se e kujt ishte ideja e korrigjimit të kufijve

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova do ta heqë taksën e vënë ndaj mallrave të Serbisë, por ashtu që ajo të mos ndihet e turpëruar.

“Tashmë e kam thënë se çdo gjë po ngjan në një shfaqje. Kosova do të shikojë si të reagojë, të heqë taksën por të mos dalë e turpëruar”, ka thënë Daçiq për televizionin “happy”.

Ai e ka vlerësuar qesharake deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ndarja e Kosovës është e mundur “vetëm përmes trupit ë tij të vdekur”.

“Kjo është qesharake. Ai i pari është për korrektim kufijsh sepse dëshiron t’i marrë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka thënë Daçiq.

Ka theksuar se korrigjimin si ide e ka paraqitur i pari presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq porse nuk ka pasur bisedime se kujt çfarë do t’i takojë, transmeton Koha.net .

“Amerika gjithmonë pyet çfarë mendon Rusia dhe kundërta. Bolton (John, këshilltar për siguri kombëtare), më ka pyetur se çfarë mendon Rusia. Lavrov (Sergej, ministër rus i Punëve të Jashtme), më ka thënë se më vonë e kishte pyetur Putinin (Vladimir, president i Rusisë) në Moskë”, ka thënë Daçiqi.

Ai ka thënë se pa Amerikën nuk mund të zgjidhet asgjë, por ajo aktualisht i ka problemet e veta.

“Po shohim se Biden (Joe)po hyn në garën për president, Biden, Obama (Barack), Clinton (Bill) kurrë nuk kanë dashur të flasin për këto gjëra, neve na shkon më për shumë për shtati kjo administratë. Vështirë se do ta zgjidhin problemin deri në fund të zgjedhjeve presidenciale amerikane”, ka thënë Daçiq.