Fjalë Kyçe

Haradinaj e sheh taksën si mjet për ta njohur Serbia Kosovën

Haradinaj e sheh taksën si mjet për ta njohur Serbia Kosovën

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është shprehur edhe një herë i bindur se taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të hiqet.

Ai ka thënë se nuk është logjike të kthehet tregu i Serbisë në Kosovë pa njohje.

“Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Serbinë janë 99 me 1. Kosova ka paguar shumë për mbajtjen e taksës, nuk është mirë nëse hiqet” ka deklaruar Haradinaj në KTV.