Policia e Kosovës në komunën e Drenasit, ka arritur ta identifikojë dhe më pas e ka arrestuar personin e dyshuar i cili nën kërcënimin e armës arriti të grabis një shumë të konsiderueshme parash në një institucion mikrofinanciar.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti e cila theksoi se identitifkimi i të dyshuarit nga policia është mundësuar nga bashkëpunimi i mirë i qytetarëve të Drenasit.
”Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkepunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në kordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”.
Lexoni edhe këtë: