Kompanitë e teknologjisë përfshirë Facebook, Twitter e YouTube janë duke u përgjigjur ndaj sulmeve, një prej të cilëve u transmetua direkt nga një prej sulmuesve sot në Zelandën e Re.
Xhirimi shqetësues paraqiti një sulmues të armatosur i cili shihej duke hyrë në një xhami dhe vrarë të pranishmit brenda saj, transmeton lajmi.net.
Twitter ka njoftuar se ka caktuar “një ekip të përkushtuar për të menaxhuar përmbajtjen dhe shfaqjen e materialeve të tilla”, tha kompania në një përgjigje për “CNN”.
Facebook po ashtu ka paralajmëruar se çdo thirrje në mbështetje të krimit ose sulmuesve do të merret parasysh.