Fjalë Kyçe

Në Vetëvendosje aderon një gjinekologe

Në Vetëvendosje aderon një gjinekologe

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar një anëtare e re, shkruan Insajderi.

Drita Kabashi me profesion gjinekologe, është bërë pjesë e Vetëvendosjes. Këtë e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

“Drita Kabashi, e cila është nga të paktat gjinekologe në Kosovë që trajton gjinekologjinë e fëmijëve si dhe sëmundjet psikosomatike, tash është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. E mirëpritëm bashkë me deputetin Salih Zyba”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti ka shkruar se Kabashi ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1996.

“Nga viti 2013, Drita u rikthye në Kosovë për të ushtruar profesionin e saj këtu. Dhe, tash ajo ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila është drita që do ta flakë errësirën politike e cila po i ngulfatë profesionistët tanë”, ka shkruar tutje Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/669606076872613/?type=3