Dje rreth orës 16:30 në një qendër tregtare në Drenas, saktësisht në një institucion mikro-financiar, ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga një person i maskuar dhe i armatosur, i cili pasi ka kryer grabitjen është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, policia e rajonit të Prishtinës mbështetur dhe nga Njësiti i Specializuar Operativ, ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.
Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen në të dyshuarit të parë;
Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe disa operacione të
bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin
e dytë ;
Përgjatë bastisjeve policia ka sekuestruar
Pas arrestimit ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste, grabitje e armatosur, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të
shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore./Gazeta Alo/