Fjalë Kyçe

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së përkrahë unanimisht kandidaturën e Osmanit për kryeministre

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së përkrahë unanimisht kandidaturën e Osmanit për kryeministre

Këshilli i Përgjithshëm në mënyrë unanime ka përkrahur propozimin e Kryesisë së LDK që Vjosa Osmani të jetë manadatre e kësaj partie për kryeministre.

Kjo përkrahje i është dhënë në mbledhjen e sotme të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, transmeton Koha.net.

Kryesia e Lidhjes Demokratike e ka votuar dje Osmanin si mandatare për kryeministre, derisa në garë ishte me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, i cili u zgjodh udhëheqës i fushatës së partisë.