Fjalë Kyçe

O’Connell tregon rastin kur një zyrtar i shtetit ngacmon një vajzë nga vetura

O’Connell tregon rastin kur një zyrtar i shtetit ngacmon një vajzë nga vetura

Ambasadori i Britanisë së Madhe në largim, Ruairi O’Connell, ka denoncuar publikisht ngacmimin seksual të një vajze nga një zyrtar i shtetit, shkruan Gazeta Insajderi.

Në konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, O’Connell, ka treguar se si ka qenë dëshmitar i një ngacmimi seksual ndaj një vajze nga vetura me targa 3Z e Qeverisë së Kosovës.

“E pash para tri jave tu ecë në rrugë kalojë xhipi 3Z i qeverisë dhe e hap dritaren dhe e nguc një vajzë në rrugë dhe kjo gjë ka ndodhur”, ka treguar O’Connell.

O’Connell po ashtu ka folur edhe për gratë e dhunuara gjatë luftës, me ç’rast ka thënë se në Kosovë këto gra fatkeqësisht gjykohen përse janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht.

“Kur pyeten përse viktimat e dhunës seksuale nuk dalin dhe të flasin haptazi, fatkeqësisht konsiderohen fajtorë se pse janë dhunuar ose pse ka veshur ose çka ka veshur dhe sulmohen nga shqiptarët. Qysh mund ta gjejnë guximin me dal vetëm sepse sulmuesit kanë qenë serbë. Çka është e rëndësishme është se kanë filluar të flasin për këtë gjë”, ka thënë O’Connell.