Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore meqë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Shtime.
KosovaPress mëson se viktima është dërguar në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Prishtinë.
Aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë ka ndodhur pranë fshatit Bujan të Lipjanit.
Personi i cili ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i personit të lënduar.