Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.
Gazeta Express ka mësuar se te plagosurit janë nga komuna e Gjakovës. Mësohet se përleshja ka ndodhur në lokalin “Dyner Vali”.
Sipas burimeve të Gazetës, dyshohet se njërit person i është kepur veshi dhe një tjetrit gishti.
Në Policinë e Kosovës kanë thënë për Express se janë duke mbledhur informata nga hetuesit lidhur me incidentin, duke treguar se për momentin nuk mund të japin detaje.
Kurse, dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.