Fjalë Kyçe

I shtrirë mes sheshit të Prishtinës kërkon lëmoshë duke qarë me zë të lartë

I shtrirë mes sheshit të Prishtinës kërkon lëmoshë duke qarë me zë të lartë

Numri i njerëzve që kërkojnë lëmoshë në sheshet e Prishtinës është i madh.

Shpesh edhe në ditët më të ftohta të dimrit, pa rroba e pa këpucë, të shtrirë në borë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo sonte në sheshin e Prishtinës pak para mesnatës, një lypsar është parë i shtrirë dhe duke qarë me zë të lartë për ndihmë.

“O boni rahmet bre motra e vllazni”, dëgjohet duke thënë lëmosh-kërkuesi i shtrirë në shesh.

Për shumë nga qytetarët e Prishtinës kjo thirrje për ndihmë është e njohur.