I dyshuari kryesor për sulmin në xhami që vrau 49 veta në Zelandë të Re ka dalë para gjykatës për akuzën e vetme, vrasjen.
Australiani 28 vjeçar, Brenton Tarrant, doli para bankës së të akuzuarve me një këmishë të bardhë të burgut dhe nën pranga, ndërsa pritet të bëhen edhe akuza të tjera, njofton Klan Kosova.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte licencë të përdorimit të armëve të zjarrit dhe pesë të tilla. Ajo tha se ligjet për armë do të ndryshojnë në vendin e saj.
Dy të tjerë janë në paraburgim dhe asnjëri prej tyre nuk ka një të dosje kriminale.
Tarrant është në paraburgim dhe me 5 prill pritet të del sërish para gjykatës.
Duke folur në një konferencë shtypi të shtunën, Ardern tha se armët e përdorura nga sulmuesi dukeshin të jenë të modifikuara dhe se makina e të dyshuarit ishte plot me armë, për të vazhduar sulmin e tij.
Kryeministrja gjithashtu foli për rëndësinë e ribashkimit të të afërmve me të dashurit e tyre “sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe tha se trupat ishin ende duke u larguar nga xhamia Al Noor – vendi i sulmit të parë.