Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në rrugën për në Duhël.
Rastin e ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla.
“Nga aksidenti janë tre viktima, ende të paidentifikuar, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7. Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente”, ka thënë ai.
Ndërsa, viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerët.