Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në aksidentin në Duhël kanë humbur jetën tre persona dhe dy të tjerë janë lënduar.
Muharremaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se dy të vdekurit janë nga Prishtinë, ndërsa njëri nga Lipjani, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.
3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë të dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.
Familjarëve ju shprehim ngushllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt.
Bali Muharremaj./Gazeta Alo