Për aksidentet e sotme në Duhël të Suharekës dhe në Vitomiricë të Pejës, ka reaguar edhe zv.kryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se sot është ditë e zezë në rrugët e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Ai u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Postimi i tij i plotë:
Ditë e zezë në rrugët e Kosovës. Tre të rinj (23, 21 dhe 20 vjeç) në lulet e rinisë, është bilanci i aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Po ashtu një viktimë tjetër në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të lënduarit, ju uroj shërim të shpejtë. Përseri i bëj apel qytetarëve të respektojnë rregulluat e komunikacionit, të mendohet sigura në rend të parë. Qoftë Perëndia me ne!/Gazeta Alo/