Suhareka është tronditur sot nga dy vrasje.
Rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllëzërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur lëndë e rënduar edhe një grua (familjare e tyre). Gazeta Express nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mëson se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç (inicialet e saj N.G- të gjithë emra të njohur për redaksinë).
Gazeta Express mëson se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me tragjëgiminë familjare.
“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.
Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.
Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet ended he deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.
Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe vrasja në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone.
Detaje shtesë lidhur me dy vrasjet pas pak në Gazetën Express.