Personi i cili u gjet pa shenja jete në një kazino të Suharekës dyshohet se është vrarë nga plaçkitësit.
Klan Kosova ka mësuar se emri i viktimës është J.A., i cili është i moshës 35 vjeçare.
Gjatë plaçkitjes personat e dyshuar i kanë marrë me vete edhe kamerat e vëzhgimit.
Dyshohet se grabitja është kryer sot rreth orës 9:00 të mëngjesit.
Autoritetet e sigurisë e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës për në obduksion.
Ndërkaq që një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se një konferencë për media do të organizohet sot me fillim prej orës 15:00 në Prishtinë.