Fjalë Kyçe

E konfirmuar: Në Studençan viktima u vra nga vëllau i tij pas një konflikti pronësor

E konfirmuar: Në Studençan viktima u vra nga vëllau i tij pas një konflikti pronësor

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka dhënë detaje lidhur me dy  vrasjet që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharekës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllau i tij pas një konflikti rrethë një prone, shkruan lajmi.net.

“Për rastin edytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima e rastit më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.

“Viktima ishte dënuar më parë për një vrasje për 14 vite. Të dy kufomat janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa viktima e gjinisë fëmorrore”, ka thënë ai.