15 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në 2-mujorin e parë të vitit 2019.
Policia e Kosovës ka thënë se është ngritur numri i aksidenteve me fatalitet, pasi që në periudhën e njëjtë në vitin 2018 kanë humbur jetën 11 persona.
Sipas Policisë, ka ulje të aksidenteve në përgjithësi për 12%.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të shenjave në trafik.
Vetëm ditën e shtunë kanë ndodhur 2 aksidente me fatalitet.
Në fshatin Duhël të Suharekës, kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa në Pejë 1 person. Për këtë, Komuna e Lipjanit e ka shpallur ditë zie të dielën në këtë qytezë.