Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës, ka humbur jetën në vend, pas të shtënave me armë zjarri.
32 vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i kësaj kazino, është qëlluar në vendin e tij të punës.
E dorasi i dyshuar për këtë rast, është një pjesëtar i policisë së Kosovës, me inicialet, Sh.S.
Motivet e këtij rasti, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se deri të qëllimi me armë erdhi pas një përpjekje për ta grabitur kazinon. Jozyrtarisht mësohet se viktima e ka identifikuar grabitësin, i cili më pas ka shtënë në drejtim të tij.
Kurse në familjen e Alijajt, kanë hapur të pame.
Djali i axhës së Jetmirit, Reshati, thotë se ai nuk kishte probleme me askënd.
Alijaj e përshkruan kushëririn e tij, si një djalë të sjellshëm dhe të urtë.
Rastin e kanë konfirmuar, edhe në Prokurorinë e Prizrenit.
Ndryshe, policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së dorasit, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.