Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të ndalohet nepotizmi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se politika ka humbur besimin e qytetarëve dhe si rrjedhojë e kësaj qytetarët po largohen nga vendi.
“Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet e zyrtarëve për vetë faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhojë po kemi dhe largim të qytetarëve jashtë vendit. Ajo që dua ta përçojë si mesazh është në momentin që më shumë se katër vite që jam bërë kryetar i Kuvendit kam filluar iniciativën që të evitohet ky abuzim”, tha Veseli.
Ai ka porositur të gjithë klasën politike që ta ndalin punësimin me të njohshëm.
Ai tha se duhet të politikanët duhet të jenë të përgjegjshëm para etikës dhe para qytetarëve.
“Ky projekt ka ecur tri vite ka pas disa rezultate. Nëse flasim për besimin e qytetarëve ne po shohim se ka më pak besim të qytetarëve. Ne duhet të bëjmë edhe më shumë. Ajo që duhet të bëjmë është se duhet ta bëjmë ne vetë, duhet të jemi më përgjegjës para etikës, para qytetarëve se ne mund ta krijojmë këtë shtet dhe në të njëjtën mund të humbim besimin e tyre. Duhet ndalur kjo praktikë që kush e ka më së afërti pushtetin të punësojë familjarë. Këta njerëz duhet të ndalen”, tha Veseli, raporton EO.
“… Tregohuni më të guximshëm t’i ndalni këta njerëz sepse do ta prishin perspektivën tonë. Imagjinoni nëse ta kishim marrë me të njohshëm Majlinda Kelmendin. Njëjtë është me njerëz të papërgjegjshme në institucione. Në fund do jepni llogari para qytetarëve të këtij vendi. Mbrojeni ligjin jepuni mundësi njerëzve të kenë shanca të njëjta para ligjit. Mos u jepni mundësi vetëm atyre që kanë forcë të cilët kanë influencë, po flas përshirë mua edhe para ligjit, por edhe moralisht”, tha ai.
Veseli këto komente i bëri në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.