Fjalë Kyçe

Ky është deputeti slloven i cili po angazhohet për çnjohje të Kosovës

Ky është deputeti slloven i cili po angazhohet për çnjohje të Kosovës

Siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, deputeti slloven dhe nënkryetari i Partisë Kombëtare sllovene, Jani Ivanush mendon se çnjohja e Kosovës është proces real edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj agjencie, Ivanush ka paraparë se udhëheqja e re e Bashkimit Evropian mund të merret edhe me këtë çështje marrë para sysh lëvizjet në BE.

Deputeti slloven, transmeton Koha.net, në konferencën e organizuar në Beograd me titullin “Kosova në Evropën e re” ka thënë se çështja e Kosovës është e rëndësishme pasi që tani po ndodhin lëvizje dhe drejtime të reja në politikën evropiane.

“Shpresojmë se në këtë konferencë do të miratojmë orientime të reja drejt anulimit të pavarësisë së Kosovës, sepse disa shtete këtë e kanë bërë tashmë e disa të tjera dëshirojnë ta bëjnë”, citon tanjug të ketë thënë në Beograd deputeti opozitar slloven.