Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se librezat partiake janë bërë “diplomë” për punësim në institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Fcaebook, Hoti ka shkruar se kjo qasje e koalicionit PAN i shkel të drejtat e 154 mijë personave të papunë, të ri e të reja, burra e gra, të diplomuar në fakultete e zanatlinj, shkruan Gazeta Alo.
Ai thotë se ka ardhur koha për reagim qytetar demokratik për të ndaluar këta plaçkitës të shtetit.
Postimi i tij i plotë:
Punësimet mbi baza politike e familjare në PTK nuk janë rast i izoluar. Sapo u publikua punësimi i rreth 60 personave në kompaninë “Pastrimi” të lidhur me AAK-në. Librezat partiake janë bërë “diplomë” për punësim në institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike.
Kjo qasje e koalicionit PAN i shkel të drejtat e 154 mijë personave të papunë, të ri e të reja, burra e gra, të diplomuar në fakultete e zanatlinj.
Përgjigja e Kryeministrit Haradinaj, se mund të ketë pasur ndikim indirekt në këto punësime, është skandaloze. Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë reaguar ashpër javën që shkoi.
Ka ardhur koha për reagim qytetar demokratik për të ndaluar këta plaçkitës të shtetit. Çdo i papunë që vendos të reagojë në mënyrë demokratike ndaj këtyre plaçkitësve do të ketë mbështetjen time./Gazeta Alo/