Nënkryetari, njëherit deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar sot pas punësimeve që janë bërë në Telekomin e Kosovës.
Ai ka thënë se interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr një kontratë pune qoftë edhe të përkohshme me pagë minimale, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Nitaj ka shkruar se është e pandershme që të drejtohet gishti nga AAK, sepse siç thotë ai në krahasim me të tjerët AAK rezulton të jetë engjëll.
Postimi i tij i plotë:
Nuk po mundem ta kuptoj kete fushaten qe te sulmohen njerezit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po perballet shteti!
Interesi publik demtohet me shperdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qofte edhe te perkohshme me page minimale!
Eshte e pandershme qe te drejtohet gishti nga AAK, sepse ne krahasim me te tjeret AAK rezulton te jete engjell.
Por edhe kjo fushate do te marre fund dhe une shpresoj shume qe shperdorimet te denoncohen ne thelb e jo te provohet qe të bëhën balanca me shashka!
Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse.
Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!/Gazeta Alo/