Një nënë e tmerruar e dëgjoi djalin e saj adoleshent derisa po vdiste nga plagët pasi u qëllua nga terroristi i ekstremit të djathtë Brenton Tarrant në masakrën e xhamive në Zelandën e Re.
Adoleshenti Hamza Mustafa, i ndodhur në panik, e telefonoi Salwa-n derisa vrasësi po lëshonte breshërinë e plumbave gjatë sulmit të tij vrasës.
16-vjeçari ishte duke u përpjekur me dëshpërim të largohej nga burri i aramtosur bashkë me vëllain e tij Zaidin (13-vjeçar), kur ai e bëri thirrjen.
Salva, burri i të cilit Khaled (44-vjeçar), është një nga 50 besimtarët e vrarë nga të shtënat, rrëfeu për vrasjen e djalit të saj derisa neozelandezët u bashkuan në demonstrimin e hidhërimit ndaj kësaj ngjarje.
Ajo rrëren: “Ai tha,” Mami, dikush ka ardhur në xhami dhe na ka qëlluar “.
“Ai vrapoi me vëllain e tij, i cili ishte qëlluar në këmbë.
“Pas kësaj unë dëgjova të shtënat dhe ai bërtiti dhe pas kësaj unë nuk e dëgjova më. E thirra,” Hamza, Hamza”, dhe unë vetëm mund të dëgjoja zërin e tij të vogël dhe pas kësaj nuk dëgjova më zërin e tij.”
Salwa mbërriti kishte ardhur vetëm një vit më pare në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj pasi u arratis nga Siria e shkatërruar nga lufta. Ajo thotë se qëndori në telefonin e saj për 20 minuta, por vetëm mund të dëgjonte heshtjen pasi jeta e djalit të saj u shua.
Ajo shtoi: “Telefoni i tij ishte i lëshuar, por unë nuk mund të flisja me të. Pastaj dikush e mori telefonin dhe më tha: ‘Djali yt nuk po merr frymë, mendoj se ka vdekur’.
“Të gjithë e donin Hamzën. Ai ishte shumë i kujdesshëm, i sjellshëm. ”
Ndërsa ajo ishte në telefon, Salwa nxitoi në Xhaminë Al Noor në Christchurch ku djali i saj ishte vrarë, por tha se policia nuk do ta linte të kalonte. Dhe agonia e saj u thellua kur ajo arriti në spital ku mësoi se edhe Khaled ishte duke vdekur. Ajo tha: “Një nga infermieret e quajti emrin e tij. Më çuan në dhomë, ain ishte i shtrirë, pasi ishte qëlluar. Ai po jepte frymën e fundit. Unë u ula pranë tij për gjysmë ore, duke e parë derisa po vdiste.
“E pashë që ishte qëlluar në kokë, qafë, këmbë dhe krah. Pas kësaj ai vdiq”.
Miku Ali Akil tha për familjen: “Ata mbijetuan nga mizoritë dhe arritën këtu në një strehë të sigurt, për t’u vrarë në mënyrën më të egër. Ata po kërkonin vetëm një vend të sigurt “.
Ndërsa Zaid natën e kaluar ishte duke u shëruar nga lëndimet e tij.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, dje u takua me familjet që ishin në zi në Xhaminë Kilbirnie në kryeqytetin Wellington. Duke u veshur me një shami të zezë, ajo u pa duke u përshëndetur dhe përqafuar me anëtarët e bashkësisë muslimane dhe vuri një kurorë me lule në një memorial të improvizuar.
Zonja Ardern u zotua për të ndryshuar ligjet e armëve pas masakrës së tmerrshme.
Zonja Ardern konfirmoi se 50 persona, të moshës midis tre dhe 77 vjeç, kishin vdekur në sulme dhe 50 ishin plagosur, derisa 36 prej tyre ishin ende në kujdesin intensiv.