Fjalë Kyçe

Vetëvaret një i paraburgosur në Pejë

Vetëvaret një i paraburgosur në Pejë

Në qendrën e paraburgimit në Pejë raportohet se është vetëvrarë një i paraburgosur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë Nikçi për Koha.net.