Fjalë Kyçe

E kishte parkuar veturën afër shtëpisë, i përfshihet nga zjarri

Një person nga Podujeva ka raportuar se në rrethana ende të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura e tij.

Sipas tij vetura kishte qenë e parkuar afër shtëpisë, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Gazeta Alo/