Fidel Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Bordit të Telekomit të Kosovës.
Krasniqi i kishte drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj një letër më 7 dhjetor 2018, duke i kërkuar ta lironte nga pozita që e mban – drejtor i Bordit të Telekomit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka kërkuar edhe nga anëtarët e tjerë të bordit të japin dorëheqje.
Më poshtë lexoni postimin e plotë të Fidel Krasniqit:
“Si kërkese morale drejtuar ish kolegeve te mijë dhe si ish anëtar i bordit dhe me i miri i vlerësuar nga vendoret dhe ndërkombëtarët dhashë dorëheqje nga pozita, (edhe pse sipas rezultateve dhe përvojës me takonte që udhëhiqja bordin), herët pa pas ndonjë akuze kur pash qe gjerat nuk po lëvizin ne vijën e duhur.
Qasja komplet joprofesionale pothuajse e shumicës së anëtarëve bordit po e humb edhe me shume toruan e tyre edhe pse mendoi ende që ndonjeri aty mund jetë tepër profesional.
Akti me njerëzor tani që mund ta bene bordi i Telekomit është dorëheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni ne qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka t’i mbajnë”.