Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj një shkri që mbrëmë ka qarkulluar në medie kinse ky i fundit ka pasur një darkë me Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haziri ka thënë se gjendet jashtë vendit dhe që fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nuk është bërë tani, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, gara e LDK-së, do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK-në.
Postimi i tij i plotë:
“Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!/Gazeta Alo/