Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në QKUK, pasi që të njëjtit duke tentuar të hyjnë me dhunë brenda në objekt në QKUK kanë sulmuar punëtorin e sigurimit, viktimën mashkull K/Shqiptar.
Gjatë intervenimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, gjithashtu edhe dy prej të dyshuarave kanë marrë tretman mjekësor.
Katër personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit, lirohen në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/