Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës.
Ai ka thënë se vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit ka bërë të ditur se me ta ka diskutuar për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb.
Postimi i tij i plotë:
Vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit. Në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj, diskutuam për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb./Gazeta Alo/