Ka ndërruar jetë sot vajza 19-vjeçare e cila mori lëndime të rënda në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, me çka numri i viktmiave në këtë tragjedi u rrit në 16.
Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.
Tragjedia e 13 shkurtit ndodhi pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” doli nga autostrada dhe u përmbysë në një fushë të fshatit.
Për këtë tragjedi të rëndë hetimet kanë konstatuar lëshime në sistemin e frenimit të autobusit ndërsa në paraburgim ndodhen pronari i kompanisë, shoferi si dhe drejtuesi i kontrollit teknik.
Hetime po zhvillohen edhe ndaj personave të tjerë.