Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se që 20 vite është deputete dhe asnjëherë nuk i është dhënë mundësia që ta punësojë dikë të familjes nëpër institucione.
Kadrijaj ka thënë se të gjithë familjarët e të afërmve të partive politike janë qytetarë të Kosovës dhe kanë të drejtë të punësohen.
“Qe 20 vjet deputete, asnjëherë nuk më është dhënë mundësia që ta punësojë dikë të familjes. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës, duhet t’i kenë të drejtat e barabarta. Në çdo institucion zakonisht kanë lidhje familjare. Nëse ndonjë familjar i imi do t’i plotësonte kushtet e konkursit, atëherë edhe unë do të ndërmerrja diçka”, ka thënë Kadrijaj në T7.
Tutje, ai ka kërkuar nga gazetarët që të mos bëjnë hulumtime të pjesshme, siç i ka cilësuar ajo raportimet për punësimet e familjarëve të deputetëve të AAK-së në institucione publike.
“Mos bëni hulumtime të pjesshme. Kosova është e vogël edhe unë kam familjar edhe në qytete tjera.
Nëse është ndonjë i afërm, si çika e hallës e të tjera, çka ka të keqe që punësohet me kontratë mbi vepër.
Qe tri mandate jam deputete dhe vazhdojë me kontribu e me qenë në shërbim të popullit e të votuesve dhe asnjëherë s’kam pasur mundësi ta punësojë dikë edhe pse kanë pasur përgatitje profesionale, çka me fol unë tjetër”, ka thënë Kadrijaj.