Tayna tash e disa ditë është në pushime.
Si destinacion të pushimeve ka zgjedhur Tajlandën e cila po shoqërohet nga prindërit e saj, shkruan lajmi.net.
E nga atje, Doruntina Shala nuk heziton të sjell imazhe dhe video të ndryshme për ndjekësit e shumtë që ka.
Sot, ajo ka nisur ditën me një pamje të mahnitshme dhe në imazhet e mëposhtme e vëreni këtë më së miri.
Reperja nga Prizreni është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Kce”, projekt ky që ka marrë mbi katër milionë klikime në YouTube.