Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limaj ka përsëritur se në Bruksel shkojnë vetëm për njohje nga Serbia.
Limaj në debatin publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?” theksoi se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me çfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.
“Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur. Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.
“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme dhe është i pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”.