Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takim ministrin e jashtëm malazez Srdjan Darmanovič.
Pacolli, ka thënë se qëndrimi i Malit të Zi është që përmbyllja e dialogut me Serbi duhet të përfundoj me njohje, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, pothuajse secili shtet sugjeron të njëjtin epilog.
Postimi i tij i plotë:
Sot prita në një takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič, në kryesim të delegacionit shtetëror nga Mali i Zi. Diskutuam agjendën e ngjeshur të çështjeve me interes reciprok dhe për rajonin, sikurse janë bashkëpunimi ekonomik, përkrahja në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çështje të bashkëpunimit diplomatik në rrafshin ndërkombëtar, dhe atë të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Jemi dy vende që dimë si t’i qasemi bashkëpunimit dhe jemi në avantazh, sepse nuk kemi asnjë çështje të hapur.
Po ashtu, ndjehem i inkurajuar me qëndrimin e homologut tim malazez, i cili sugjeron që Ky është edhe qëndrimi përfundimtar i Kosovës.
Pothuaj secili shtet në rajon sugjeron të njëjtin epilog, prandaj besojmë që Serbia do ta kuptoj që e ardhmja e saj pa njohje të Kosovës, është e ardhme e errët dhe pa perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare. Serbia nuk duhet të pengoj shtetet në fqinjësi të ndjekin kursin perendimor, prandaj e ritheksova edhe në këtë konferencē për media, se Serbia dhe BeH duhet ta korigjojnë kompasin e prishur politik!/Gazeta Alo/