Deputetët e LDK-së, PDK-së, VV-së dhe PSD-së kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovë.
Kjo vjen pasi brenda pak ditësh janë shënuar dy vrasje brenda kazinove.
Siç raporton Koha.net, në faksimilet e thirrjes së seancës me nënshkrimet e deputetëve shihet se mungojnë nënshkrimet e deputetëve të AAK-së dhe Nismës.
Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në kërkesën e publikuar në Facebook kishte ftuar” të gjithë deputetët, pa përjashtim të nënshkruanin kërkesën për seancë”.