Trajneri Bernard Challandes e ka vlerësuar shumë Edon Zhegrovën.
“Zhegrova është i ri i talentuar, por sonte nuk ishte ndeshja e tij më e mirë”, tha fillimisht Challandes.
“Është e qartë që ka potencial nuk ka nevojë të shikojmë vetëm atë gabimin, por duhet marrë parasysh se aksioni i goli të dytë nisi pikërisht nga Zhegrova”, deklaroi Challandes.
Kujtojmë që Zhegrova luajti që nga fillimi i pjesës së dytë e deri në fund të sfidës.